Blog

PLANI I INVESTIMIT PERIODIK

Plani i investimit periodik në fondin e investimit “Credins Premium”, është një alternativë me përfitime nëse dëshironi të kurseni periodikisht me shuma të vogla. Benefiti kryesor lidhet me përfitueshmërinë që ka investitori dhe lehtësitë që ofron në manaxhimin më të mirë të të ardhurave. Të gjithë mund të anëtarësohen nëpërmjet një plani investimi periodik, qoftë edhe investitorë ekzistues që dëshirojnë ti shtojnë vlerë fondit të tyre me shuma periodike

Plani i investimit periodik funksionon nëpërmjet debitimit automatik të llogarisë në bazë të vlerës dhe periodicitetit të përcaktuar nga vetë investitori. Periodiciteti i investimit mund të jetë çdo 1, 3, 6, 12 muaj. Konsiderohet një zgjidhje e domosdoshme për çdokënd që synon të përmbushë qëllime afatshkurtra dhe afatmesme, sepse është likuid dhe pa penalitete të aplikuara në raste tërheqje.

Investimi periodik i ka lejuar investitorët që edhe në rastet e luhatshmërisë së fondit të vazhdojnë të blejnë kuota, duke sjellë rritjen e vlerës së investimit të tyre në mënyrë të vazhdueshme.

Automatizimi i proçesit manaxhon me së miri të ardhurat dhe kohën e investitorëve të cilët kanë akses monitorimi online të fondit 24/7.