Blog

INFORMACION MBI SHOQËRINË

Credins Invest është shoqëria administruese e fondeve të pensioneve private që prej vitit 2011, dhe e investimeve të sipërmarrjeve kolektive duke filluar nga viti 2016. Me një eksperiencë 10 vjeçare në treg, Credins Invest sh.a. ka krijuar një portofol klientësh besnikë, të cilët na kanë besuar dhe kanë investuar në fondin e pensionit privat dhe fondin e investimit. Misioni ynë lidhet me edukimin

e tregut për fondet, sigurimin e një mirëqënie më të lartë në moshën e pensionit dhe plotësimin

e nevojave afatshkurtra dhe afatmesme nëpërmjet fondit të investimit.

Objekti i aktivitetit:

  • Mbledhja dhe Investimi i fondeve të pensionit vullnetar si dhe kryerja e pagesave të pensionit, bazuar në liçencën nr.3, datë 23.11.2011, lëshuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare;
  • Administrimi i aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive, mbështetur në liçencën nr.3, datë 30.05.2016, lëshuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare;
  • Administrimin e Fondeve të Investimeve Alternative vetëm për klientë profesionistë dhe të kualifikuar.

Aktiviteti i shoqërisë mbikëqyret nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006, për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, ligjit nr. 76/2023, datë 21.09.2023, për Fondet e Pensionit Privat dhe ligjit nr. 56/2020, për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive.

 

Shoqëria Administruese është shoqëri aksionare, me afat të pacaktuar, në të cilën 76% përqind të aksioneve janë në pronësi të Bankës Credins sh.a..
Menaxhimi dhe administrimi i fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive janë baza e aktivitetit tonë.

 

Shoqëria Administruese e Fondeve, Credins Invest sh.a., ka nën administrim katër fonde:

  • Fondin e Pensionit Privat “Credins Pension
  • Fondin e Investimit “Credins Premium
  • Fondin e Investimeve Alternative “Sea Land Alternative Investment Fund”- Shoqëri Komandite SIK
  • Fondin e Investimeve Alternative “Green View Alternative Investment Fund” – Shoqëri Komandite SIK

 

Përveç manaxhimit të aseteve, ne ofrojmë për anëtarët këshillim financiar, edukim dhe manaxhim risku. Ne mirëmbajmë fondin tuaj dhe investojmë çdo ditë, sipas një politike të miratuar për investimet, me qëllim realizimin e përfitimeve për mbajtësit e kuotave në fond.

Pavarësisht transparencës së produkteve, ku ju mundësojmë akses online 24/7 për të monitoruar llogaritë e fondit, ne jemi edhe këshilltarët tuaj të vazhdueshëm duke ju ofruar siguri dhe orientim drejt investimit më të përshtatshëm për ju.

Parimet bazë që ndjekim në punën e përditshme përfshijnë:

  • Përgjegjshmëri për arritjen e rezultateve cilësore në punë;
  • Përkushtim dhe pasion për arritjen e standardeve më të larta me integritet;
  • Konkurrencë e ndershme.