Blog

Përditësimi i të dhënave personale

Përse duhet të përditësoni të dhënat tuaja pranë shoqërisë administruese?

  • Për një identifikim të saktë;
  • Për të patur një shërbim të shpejtë dhe cilësor;
  • Për të qënë në kontakt të vazhdueshëm me shoqërinë lidhur me produktet;
  • Për tu informuar mbi kërkesat tuaja dhe për të marrë njoftime në kohë.

 

Si mund të kryeni përditësimin e të dhënave tuaja?

Ju duhet të paraqiteni pranë zyrave qendrore të Credins Invest sh.a. ose në çdo degë të Bankës Credins me një mjet identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti ose pasaportë) dhe të plotësoni “Formularin për Klientët” me të dhënat që do të përditësoni, si të dhënat e mjetit të identifikimit, adresë banimi, adresë e-maili, numër celulari etj.

 

Sa shpesh duhen përditësuar të dhënat tuaja personale?

Përditësimi i të dhënave tuaja personale duhet kryer të paktën një herë në vit, ose më shpesh nëse ju keni ndryshime në të dhënat tuaja.

Shkëmbimi Automatik i Llogarive Financiare

Shoqëria Credins Invest sh.a., nën cilësinë e Institucionit Financiar Jobankar në Republikën e Shqipërisë, në zbatim të Ligjit 4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, në marrëdhënie me klientët, duhet të raportojë pranë autoriteteve tatimore të Republikës së Shqipërisë të dhëna të klientëve me rezidencë tatimore në një nga shtetet anëtare të CRS-së, të cilat më pas i shkëmbejnë me autoritetet tatimore të vendit të rezidencës së deklaruar nga klienti.

 

Standardi i Përbashkët i Raportimit (CRS) është një standard global, i krijuar nga OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) në bashkëpunim me vendet e G20 dhe Bashkimin Europian me qëllim të realizojë shkëmbim të informacionit mbi llogaritë bankare/financiare të mbajtura në institucionet bankare/financiare të një shteti, ndërmjet autoriteteve tatimore të shteteve anëtare të konventës.

 

Për sa më sipër, të gjithë klientët ekzistues ose ata që do të anëtarësohen/investojnë në një nga fondet që shoqëria ka nën administrim, u kërkohet të plotësojnë një Formular Vetëdeklarimi me të dhënat e tyre personale dhe tatimore, si dhe numrin përkatës të identifikimit tatimor (TIN – Tax Identification Number) për qëllime fiskale.

 

Të dhënat e mëposhtme duhet të deklarohen nga çdo klient i shoqërisë administruese, duke plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit me të dhënat e tij personale.

  • Rezidenca Tatimore e Klientit (Shteti);
  • Numrin e Identifikimit të Tatimpaguesit të Klientit (TIN);
  • Adresa e plotë në shtetin e huaj;
  • Numër telefoni;
  • Adresë e-maili.

 

Përse duhet të plotësoni Vetëdeklarimin?

Në kuadër të zbatimit të ligjit Nr. 4/2020 “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”, Klienti mban vetë përgjegjësi mbi deklarimin apo mosdeklarimin e Rezidencës Tatimore dhe Numrit të Identifikimit Tatimor. Çdo klient i Shoqërisë do të ketë përgjegjësinë personale mbi vërtetësinë e informacionit që deklaron.

 

Si plotësohet Formulari i Vetëdeklarimit?

  1. Ju duhet të paraqiteni pranë zyrave të Credins Invest sh.a. ose në çdo degë të Bankës Credins me një mjet identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti ose paraportë në shtetin e huaj).
  2. Formulari i Vetëdeklarimit (CRS) mund të shkarkohet në linkun më poshtë.
    Pasi ta keni plotësuar saktë me të gjitha të dhënat e kërkuara dhe ta keni nënshkruar, ju mund ta dërgoni dokumentin:
  • me postë në adresën e shoqërisë administruese Credins Invest sh.a.
  • të skanuar dhe ta dërgoni me e-mail në adresën elektronike të shoqërisë contact@credinsinvest.net

 

Shkarkoni Formularin e Vetëdeklarimit këtu

 

Vetëdeklarimi duhet të plotësohet nga vetë klienti ose nga një person tjetër i autorizuar nga klienti me prokurë të posaçme për të kryer këtë veprime. Nëse Vetëdeklarimi plotësohet nga personi i autorizuar duhet të bashkëlidhë prokurën e posacme dhe dokumentin e tij të identifikimit. Dokumentacioni dërgohet/dorëzohet në origjinal ose i njehsuar me origjinalin.

 

Për këtë arsye, jeni të lutur të njiheni paraprakisht me kërkesat e ligjit për të plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit me të dhënat tuaja personale tatimore.

 

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj,

Credins Invest sh.a.